RAMIZ SADIKU 0-1 FERIZAJI

Kenan Orana vendimtar, seria e Ferizajit vazhdon
10 April, 2022 @17:29
Jo lehtë, por me luftë për secilin top, Ferizaji ka arritur të dalë fitues edhe në ndeshjen e radhës në Ligë të Parë Grupi B për të vazhduar marshimin drejt Superligës.
Ramiz Sadiku ka qenë viktimë e Ferizajit sot, derisa prishtinasit janë mposhtur minimalisht me golin e shënuar nga Kenan Orana në pjesë të parë të ndeshjes, që doli të jetë edhe përfundimtar, 0-1 [Kenan Orana 27].
Përndryshe kjo është fitorja e shtatë me radhë në pjesën pranverore të stinorit për ekipin e drejtuar nga trajneri prishtinas Arbnor Morina, ndërsa dallimi prej katër pikëve ndaj ndjekësit më serioz Vushtrrisë, mbetet.
Për Ramiz Sadikun në anën tjetër, kjo është humbja e parë në tri ndeshjet e fundit, pas dy barazimeve që kishin.