Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIFILLIMI

Kërkesa e FFK-së, ende pa përgjigje

Foto nga arkivi/ TOPSPORTI/ Erdis Driza

Kërkesa e FFK-së, ende pa përgjigje


12 May, 2020 @21:15

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) mundësi që ekipet e futbollit të rikthehen në stërvitje para se arrijë qershori.

FFK ka planifikuar që garat të nisin me ndeshjet e Kupës së Kosovës dhe pastaj të merr hov edhe Superliga për të zhvilluar 11 xhirot e mbetura të saja.

Ndeshjet e Kupës u parapanë që të zhvillohen në javën e fundit të këtij muaji, saktësisht më 23 e 24 maj.

Fundi i gjithë stinorit që do të kurorëzohej me finalen e Kupës do të mbylleshte më 18 korrik.

Por në një përgjigje dhënë Kohës ditore zëdhënësi i MSH-së, Faik Hoti, i ka thënë gazetës se kërkesa është marrë por ende është në trajtim dhe nuk ka vendim.

UEFA ka kërkuar nga të gjitha Federatat aëntare të saja që të japin përgjigje përfundimtare më 25 maj lidhur me ecurinë e kampionateve dhe garave tjera nën ombrellën e tyre.

Deri më tani Gjermania është e vetmja që duket më e sigurtë dhe ka planifikuar rifillimin e stinorit në Bundesliga pas disa ditës, më 16 maj.

Aktualisht faza e paraparë nga MSH dhe IKSHPK për aktivitetet sportive është 1 qershori, që është thënë të jetë tepër vonë nga FFK-ja, pasi që nuk mund të arrijnë t’i përfundojnë të gjitha garat.

Përndryshe, FFK-ja ende nuk ka thënë publikisht se çka do të ndodh dhe çfarë vendimi do të mirret nëse garat anulohen.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga