Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ENDE NUK KA DËNIME PËR HUDHJE NDAJ REFERIT

Kërkohen sqarime shtesë

Kërkohen sqarime shtesë


3 June, 2023 @10:29

Dueli tashmë “i harruar” ndërmjet Ferizajit dhe Dukagjinit në kuadër të xhiros së fundit të Superligës që prodhoi reagime të shumta në televizione për mënyrën se si fitoi ekipi vendas, ka marrë edhe inicim të procedurës disiplinore nga Komesari i Garave të Superligës. Por, inicimi i diciplinores ka qenë vetëm për hedhje të gjësendeve në fushë dhe mjeteve piroteknike. Këtë, Komisioni Disiplinor ende nuk e ka dënuar, ndërsa ka kërkuar sqarim shtesë nga përfaqësuesi për siguri i Ferizajit, ka publikuar FFK-ja njoftimin e radhës të lëshuar nga KD-ja.

“FC ”Ferizaj”. Në minutat 1, 16 dhe 49 hodhën mjete piroteknike në fushën e lojës, për çka ishte ndërprerë ndeshja për disa minuta, ndërkaq në minuten 90+5, hodhën gjësende të ndryshme në fushë, për çka ishte nërprerë ndeshja për dy minuta. Në minuten 90+10, pas anulimit të golit të Ferizajt, simpatizuesit vendas hodhën gjësende në drejtim të asistentit të dytë, për çka ishte ndërprerë ndeshja për dy minuta. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Ferizaj-Dukagjini. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri I FC “Ferizaj“. Afati datë 06.06.2023 ora 13:00.” — ka shkruar Vendimi i KD-së.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga