Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREMIER LEAGUE

Lëndimi i De Bruyne, 4-6 javë jashtë

Foto: Google

Lëndimi i De Bruyne, 4-6 javë jashtë


22 January, 2021 @17:05

De Bruyne do të jetë jashtë fushave për katër deri në gjashtë javë për shkak të një dëmtimi në muskul, lajm ky i konfirmuar nga Pep Guardiola sot.

Belgu u dëmtua në fitoren 2-0 të së mërkurës në shtëpi ndaj Aston Villa dhe në vijim do të humbasë ndeshjet kryesore të Cityt në Premier League kundër Liverpool, Tottenham dhe, sipas të gjitha gjasave,
Arsenal muajin e ardhshëm.

Nëse rikuperimi i mesfushorit do të marrë gjashtë javë të plota, ai do të humbasë të paktën nëntë ndeshje për City, përfshirë ndeshjen e tyre të parë në Ligën e Kampionëve kundër skuadrës gjermane Borussia Monchengladbach.

City gjenden në vendin e dytë në tabelën e Premier League, dy pikë prapa Manchester United, me një lojë më pak.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League