E FUNDIT
KF Dardana kundër fuzionimit me KF Vushtrrinë
8 August, 2021 @9:49
Përmes një njoftimi të lëshuar në llogarinë e klubit në Facebook, skuadra kamenicase, Dardana, ka bërë të ditur se klubi si kryesi as organizata si OJQ KF Dardana nuk ka diskutuar për fuzionim me Vushtrrinë.
Kujtojmë, ditë më parë, Vushtrria që këtë stinor do të duhet të garojë në Ligë të Dytë të Kosovës kishte lëshuar njoftim se është fuzionuar me KF Dardana dhe kështu do të futet menjëherë në Ligë të Parë B të Kosovës.
“Asnjëherë të vetme Kuvendi i klubit OJQ KF Dardana nuk ka diskutuar apo marrë Vendim në kryesi për ndërrimin e statusit të klubit, e më së paku shitjen e fuzionimin e tij,” ka shkruar njoftimi i klubit nga Kamenica, për të vazhduar:
“Gjithashtu njoftojmë qytetarët se do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore ndaj çdonjërit që ka gisht në këtë punë, duke mos anashkaluar edhe shkeljen ligjore të FFK-së,” ka përfunduar njoftimi.
Kujtojmë në stinorin e kaluar KF Vushtrria pat rënë nga Liga e Parë A e Kosovës në Ligë të Dytë, pasi që pas 27 ndeshjeve të zhvilluara kishte 20 pikë.
Ndërsa në anën tjetër në Ligën e Parë B, Dardana ishte skuadër që kishte siguruar mbijetesën herët dhe qëndronte e qetë në mes të tabelës deri në fund të stinorit për të kryer 2021/22 në pozitë të shtatë, me 32 pikë nga 27 ndeshje.