KF LUGINA
KF Lugina, futbollisti Neshat Jakupi flet në prag të stinorit pranveror
1 February, 2022 @17:24
E themeluar në vitin 2014, KF Lugina nga Presheva garon në Ligën Rajonale të rrethit të Pqinjës.
Në prag të fillimit të stinorit pranveror të sezonit aktuale, futbollisti Neshat Jakupi është shprehur në lidhje me gjysmësezonin e kaluar si dhe për fazën përgatitore të skuadrës para stinorit pranveror.
“Për sa i përket skuadrës, duke e ditur se kemi një fond mjaft kualitativ të lojtarëve, edhe pse kemi përfunduar gjysmësezonin si kampion vjeshtor, nuk është se jemi të kënaqur me veten tonë pasi kemi mundur të bëjmë më mirë në disa prej ndeshjeve. Fatkeqsisht kanë ndikuar shum gjëra të cilët nuk i kemi pritur të ndodhin gjatë rrugës, po ashtu edhe fati sportiv na ka kthyer shpinën, mirëpo futbolli këto i ka. Duke e ditur që jemi 4 pik para vendit të dytë, ende është gjithçka e hapur asgjë nuk ka mbaruar, por shpresoj dhe kemi besimin e plotë si ekip se do të vazhdojmë ta mbajmë primatin e kampionit deri në fund të sezonit.” - u shpreh Jakupi.
Më tutje, Jakupi foli për parapërgatitjet para stinorit vjeshtor.
“Përgatitjet për gjysmësezonin e dytë do t’i fillojmë me datë 10 shkurt. Gjasat janë që të ikim diku jashtë vendit për fazën përgatitore, por të shohim se çfarë do të ndodhë. Edhe sikur të qëndrojmë këtu besoj qe do të punojmë fuqishëm që të përgatitemi sa më mirë dhe me disa ndeshje miqësore që do ta kapim ritmin e dukur që të fillojmë kampionatin me fitore, duke pasur parasysh qe ndeshjen e parë si vendas kemi rivalin e vendit të dytë, ekipin serb Mineralac.
Në fund, Jakupi shtoi që në çdo ndeshje do të hyjnë vetëm për fitore.
“Siç e ceka edhe më herët, ende nuk ka përfunduar asgjë, deri në fund ka ende shumë pikë në lojë. Ne besojmë në cilësitë tona dhe do mundohemi që disa gabime që kemi pasur në vjeshtë t’i eliminojmë. Duhet ta japim maksimumin nga vetja në çdo ndeshje, të dalim me kokën lart dhe me pikë të plota, e më pas në fund të kampionatit të shohim klasifikimin se ku do jemi.” - përfundoi Jakupi.