Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KF VËLLAZNIMI

KF Vëllaznimi emëron kryesinë e re

KF Vëllaznimi emëron kryesinë e re


20 January, 2021 @19:26

Para fillimit të sezonit pranveror të Ligës së Parë, KF Vëllaznimi ka njoftuar opinionin me kryesinë e re të klubit.

Te skuadra seniore, kryetrajner do të jetë Haxhi Kurhasku, ndihmëstrajner Luan Tabaku, kurse trajner i portierëve, Dahim Xhepa.

Drejtor sportiv i skuadrës do të jetë ish-futbollisti Kreshnik Komoni, ndërsa në bordin drejtues do të jenë edhe Astrit Lloqani (sekretar), Besnik Gojani (menaxher), Bujar Guta (përfaqësues i bordit) dhe Edi Luzha (administrator).

TABELA AKTUALE

Më tutje në postim, skuadra gjakovare njoftoi edhe për bordet e juniorëve dhe akademisë “Naim Kryeziu”.

Stafi i juniorëve përbehet nga Valon Kasapi (kryetrajner), Taulant Morina (ndihmëstrajner) dhe Elvin Xërxa (përfaqësues), kurse akademia koordinator ka Blerim Mulën, e trajnerë janë Arsim Gojani, Arbër Zhubi dhe Enes Mula.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë