Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TORCIDA

KFF Mitrovica shembull i ekipit të femrave, edhe e licensuar edhe pagat e rregullta

Foto: FFK

KFF Mitrovica shembull i ekipit të femrave, edhe e licensuar edhe pagat e rregullta


15 May, 2020 @1:12

Klubi i futbollit të femrave Mitrovica është shembull sa i përket organizimit jo vetëm në futbollin femror, por edhe koxha disa ekipeve në konkurrencë të meshkujve.

Së fundi ata janë bërë ekipi i parë i femrave që kanë aplikuar dhe janë licensuar për gara evropiane në stinorin 2020/21 nga FFK-ja.

Njoftimin e ka bërë të ditur FFK, duke shkruar se kanë shqyrtuar dokumentacionin e dhjetë klubeve aplikuese dhe për herë të parë atë në konkurrencë të femrave.

KFF Mitrovica

E KFF Mitrovica duke qenë e përpiktë në çdo aspekt, ka marrë licensën për paraqitje në gara evropiane për stinorin e ardhshëm.

Përndryshe klubi mitrovicas që ka trajner Seidi Onbashin, merr rregullisht edhe pagat. Kryetari i mitrovicaseve Hajrullah Haxhiu ka treguar se ato janë paguar rregullisht sipas kontratave të nënshkruara, përkundër e ndeshjet nuk janë luajtur tashmë disa muaj, e fundit në nëntor të vitit të kaluar.

KFF mitrovica

“Stafi dhe futbollistet e KFF Mitrovica falenderojnë kryesinë e klubit që edhe në kohë pandemie dhe krizë ekonomike ka arritur t’i përfundojë të gjitha obligimet ndaj futbollisteve të skuadrës. KFF Mitrovica i ka kryer të gjitha obligimet sipas marrëveshjes dhe nuk i ka mbetur borxh asnjërës lojtare të ekipit,” ka thënë komunikata e ekipit të vashave nga qyteti i minatorëve.

Kujtojmë KFF Mitrovica është kampione aktuale e Kosovës në futbollin e femrave ndërsa është pjesëmarrëse e rregullt e Champions League në konkurrencë të femrave.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga