Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË MINUTËN E FUNDIT, SIGUROJNË PIKËN E MBIJETESËS!

Kika ndalë Ulpianën që s’shfrytëzon gabimin e Fushë Kosovës!

Fotot: FCUlpiana/fb

Kika ndalë Ulpianën që s’shfrytëzon gabimin e Fushë Kosovës!


6 May, 2023 @19:47

Kika në minutat e fundit të ndeshjes ka shënuar përmes Eron Avdylit për të barazuar rezultatin, ndërsa ka ndalë Ulpianën që po lufton për vendin e parë në Ligën e Parë Grupi B. Ulpiana ishte duke fituar, pasi që kishte përmbysur epërsinë e Kikës nga pjesa e parë  me golat e Gentian Eminit dhe Urim Statovcit, të asistuar nga Leart Prapashtica. Por në fund, goli i Avdylit bëri që pikët të ndahen, ndërsa Ulpiana të mbetet 5 pikë larg Fushë Kosovës që sot u mposht në Prishtinë dhe i duhet edhe një pikë për të siguruar Superligën direkt. Kika 2-2 Ulpiana [Musli Imeri 26, Eron Avdyli 89 - Gentian Emini 64, Urim Statovci 71]

Ulpiana

TABELA AKTUALE

Dy xhiro para fundit të stinorit, Kika që ka siguruar mbijetesën me pikën e sotme ka arritur në kuotën e 26 pikëve nga 25 ndeshje, ndërsa Ulpiana është në 50 pikë tash në pozitë të dytë, 5 pikë pas Fushë Kosovës lidere. Ulpiana u drejtua sot nga trajneri Visar Bardhi, pasi që kryetrajneri Emin Bajrami është i suspenduar.

Kika


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë