SALIHI
Kina kthjell Salihin
5 March, 2013 @19:20
Hamdi Salihi ka qenë yll i finales së Superkupës kineze ku ekipi i tij, Jiangsu Sainty ka mposhtur ekipin shumë të njohur Guangzhou Evergrande, që udhëhiqet nga italiani Marcelo Lippi.
Ky ka qenë trofeu i parë i fituar nga Jiangsu Sainty, ndërsa Salihi ka shënuar një gol dhe ka asistuar në golin tjetër në fitoren prej 2-1 të ekipit të tij.
Një ditë më vonë ai ka biseduar me trajnerin e kombëtares Gianni De Biasi.
”Është fillimi im këtu dhe duhet të diskutoj më konkretisht me drejtuesit e skuadrës. Por kombëtarja është krenari dhe për atë do të jem gjithnjë i gatshëm. Me De Biasin kam folur vetëm për golat që po i shënojë këtu, për kombëtaren herën tjetër,” ka thënë Salihi, njofton Panorama tiranase.
Para se të kalojë në ligën kineze të futbollit, Salihi ishte pjesë e ligës amerikane ku luante për DC United, e ftesat për kombëtare ishin të rralluara.