THE BLUES
Lampard mbetet!
5 March, 2013 @16:56
Chelsea ka hyrë në bisedime me mesfushorin Frank Lampard, ka njoftuar sot shefi ekzekutiv i klubit, Ron Gourlay.
Mesfushorit më parë i është thënë se nuk do t’ia vazhdojnë kontratën dhe ai ishte në kërkim të klubit ku do të mund ta vazhdonte karrierën pas disa ofertave që i kishte.
Por, Chelsea ka bërë kthesë në vendim. Mesfushori veteran pas lojërave të mira këtë stinor si duket do të vazhdojë me të kaltërit e Londrës.
“Diskutimet me Lampardin janë duke u bërë. Mirëpo ato nuk mund të bëhen të ditura tash,” i ka thënë Gourlay të përditshmes Mirror sot.
Lampard 34 vjeçar ishte befasuar kur kishte dëgjuar se klubi nuk dëshiron t’ia vazhdojë kontratën muaj më parë, ndërsa tash ai do të mund të arrijë synimin që të jetë pjesë e përfaqësueses në Kampionatin Botëror, Brazili 2014, ndërsa i duhen vetëm edhe 4 gola për ta thyer rekordin e golashënuesit më të mirë në histori të Chelseat, Bobby Tambling. Të tëra këto do të realizohen nëse arrihet marrëveshja ndërmjet tij dhe klubit.