FIFA/ IFAB
Ndërrim rregullash në futboll!
5 March, 2013 @15:47
Prej korrikut të vitit 2013 si sulmuesit, ashtu edhe mbrojtësit në futboll duhet të kenë më shumë kujdes - pasi që rregullat e ofsjadit kanë pësuar ndryshime të vogla.
Kështu, tash e tutje, një futbollist që gjendet në pozitë jashtë loje edhe nëse bën lëvizje për të mashtruar apo penguar ndonjë mbrojtës gjatë shutit, apo çfarëdo pozicioni të një bashkëlojtari - nuk do të konsiderohet që është në ofsajd.
Kjo deri më tani nuk ka qenë kështu pasi që nëse një futbollist “X” i ekipit A ka shutuar dhe një futbollist “Y” i ekipit A ka qenë para portierit (në pozitë jashtë loje), gjyqtari e ka konsideruar ofsajd, për shkak të pengesës së lojtarit “Y” të ekipit A, që i bën në pamje të portierit të ekipit B.
Sipas kësaj rregulle, tashmë lojtari që gjindet në pozitë jashtë loje, vetëm nëse futet në duel për top me kundërshtarin - do të konsiderohet në pozitën ofsajd, përndryshe pengesat e tilla nuk do të konsiderohen ofsajd.
Ndërrimi tjetër i rregullës është ky. Ka të bëj me kthimin e topave nga kundërshtari. Lojtari “X” i ekipit A që është në pozitë jashtë loje, nëse është futur në akcion pas goditjes së shtyllës apo heqjes të topit nga mbrojtësi i ekipit B - deri më sot është konsideruar se është në pozitë jashtë loje, por ka mundur t’i afrohet mbrojtësit që t’i bëj presion, apo ta pengojë në largim të topit.
Prej korrikut, lojtari “X” i ekipit A që gjendet në pozitë jashtë loje, nuk guxon t’i afrohet mbrojtësit/portierit të ekipit B derisa ky ta largojë topin, përveç nëse mbrojtësi ia nis ta mbajë/kontrollojë atë, sepse do të konsiderohet automatikisht në ofsajd.