KOPENHAGË
Alkooli dënon keq Bendtnerin
5 March, 2013 @17:15
Pasi që u kap nga policia duke i ngarë kerrit nën ndikim të alkoolit, sulmuesi danez i Juventusit, Nicklas Bendtner, ka marrë edhe dënimin.
Ai është dënuar nga gjykata për ndalesë drejtimi të automjetit në tre vitet e ardhshme si dhe duhet të paguajë shumë prej 112 mijë eurove.
Ditë më parë, atë e kishte suspenduar edhe kombëtarja për gjashtë muaj mosprezencë në fanellë të përfaqësueses.
“E marr përgjegjësinë për të gjitha që kam bërë. E di se është serioze. Është njëra ndër dënimet më të rënda në jetën time. Tash duhet të përmirësohem patjetër, çdo njeri gabon ndonjëherë,” ka thënë Bendtner për mediat daneze pas njoftimit me dënimin.
Bendtner kaloi nga Arsenali si huazim në Juventus, ndërsa nuk është duke u paraqitur me fanellën e bianconerëve për më shumë se dy muaj për shkak të lëndimit.