MEDIA
Klinsmann në bisedime me Anglinë
9 July, 2016 @18:10
Përzgjedhësi i përfaqësueses së SHBA-ve, Jurgen Klinsmann, është në bisedime me Federatën e Futbollit të Anglisë (FA) për të marrë drejtimin e përfaqësueses së ‘tre luanëve’ ka bërë të ditur goal.com sot.
Sipas portalit në fjalë, bisedimet kanë nisur këtë fundjavë, ndërsa këtë e ka konfirmuar drejtori i reprezentacionit të Gjermanisë dhe shoku i ngushtë i Klinsmannit, Oliver Bierhoff.
Në kualifikimet për Botërorin Rusia 2018 që fillojnë në shtator, Anglia është në Grupin F me rivalë si Sllovakia, Skocia, Sllovenia, Lituania dhe Malta.
Roy Hodgson kishte dhënë dorëheqje nga posti i përzgjedhësit pas eliminimit befasues nga Islanda në EURO 2016.