Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROPEAN SUPERLEAGUE

Klopp: Jam kundër Superligës Evropiane, po e bëjnë për para…

Klopp: Jam kundër Superligës Evropiane, po e bëjnë për para…


19 April, 2021 @20:15

Para ndeshjes ndaj Leeds United, që zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00, Klopp u pyet në lidhje me Superligën Evropiane.

“Unë dhe lojtarët nuk jemi pyetur për këtë gjë. Mendimi im nuk ka ndryshuar dhe unë personalisht jam kundër kësaj lige.

Unë dua që gjithmonë të jemi pjesë e Champions Leagues dhe më pëlqen fakti që për shembull West Hami ka gjasa të luajë në Champions League.

Duhet ta rikujtojmë që tifozët dhe lojtarët janë pjesa më e rëndësishme e futbollit dhe nuk duhet të lejojmë që kjo të ndryshojë. E kuptoj frustrimin e tifozëve në lidhje me këtë gjë dhe nuk e kuptoj vendimin e 12 klubeve, por duket se është për të fituar më shumë para.” - u shpreh trajneri i Liverpoolit para ndeshjes.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League