REFUZIMI I RADHËS
Klopp refuzon edhe një skuadër
1 October, 2015 @8:59
Jurgen Klopp ka refuzuar edhe një ofertë për trajner. Kësaj radhe nga përfaqësuesja e Amerikës së Mesme.
Ish trajneri i Borussia Dortmundit dhe Mainzit, Jurgen Klopp, ka refuzuar edhe ofertën e radhës.
Përfaqësuesja e Meksikos i ka dërguar ofertë zyrtare Kloppit që të drejtojë këtë vend në rrugë për Kampionatin Botëror të radhës - mirëpo, edhe kjo është refuzuar.
Klopp më parë kishte refuzuar edhe postin e trajnerit të Olympique Marseille-it.