ILIR BERISHA
Koha për t’u larguar
31 October, 2014 @17:23
Qendërmbrojtësi prishtinas, Ilir Berisha, pas tre viteve të kaluara në skuadrën suedeze, Orebro, ka filluar të mendojë për një skuadër të re, në të cilën do ta vazhdojë karrierën.
“Dua ta falenderoj Orebron për këta tre vite të kaluara në klub, por tani është koha për të lëvizur që të kem sfida të reja në karrierën time. Ishte një periudhë mahnitëse me këta bashkëlojtarë, të cilët janë më të mirët dhe më të çmendurit që i kam takuar ndonjëherë. Një falenderim i madh shkon edhe për tifozët që kanë dhënë përkrahje të madhe gjatë kohërave të mira dhe të këqija, dhe natyrisht për dashurinë e madhe. Shpresojë që t’i shoh të gjithë përsëri në një ditë të bukur. Është një pjesë nga përvoja ime që nuk do ta harrojë kurrë,” ka shkruar Berisha në llogarinë e tij personale në Facebook, duke paralajmëruar largimin e tij dhe falenderuar njëkohësisht për kohën e kaluar në ekipin suedez.
Berisha, 23 vjeçar, ishte transferuar në Orebro në shkurt të vitit 2012 nga skuadra e Prishtinës.
Skuadra e Orebros nesër e luan ndeshjen e xhiros së fundit të kampionatit suedez, ku do të përballen me skuadrën Hacken.