PARA NDESHJES
Kohfeldt: Rashica dhe Bittencourt janë të gatshëm për ndeshje
3 June, 2020 @16:58
Trajneri i Werder Bremenit, Floria Kohfeldt, ka dhënë lajme të mira për adhuruesit e ekipit pak para ndeshjes së sotme.
Werder Bremen pret Eintracht Frankfurtin në duel jashtëzakonisht të rëndësishëm për të dyja skuadrat që po luftojnë për mbijetesë.
“Secili që ka qenë në dispozicion të ekipit ndaj Schalkes, është edhe sonte në dispozcion për të luajtur,” ka thënë Kohfeldt, bën të ditur faqja zyrtare e ekipit gjerman.
Kështu, Milot Rashica që pësoi një lëndim të lehtë në përballjen e fundit të ekipit, do të jetë si opcion i trajnerit për të qenë në lojë.
Werder nuk ka pranuar gol në tre ndeshjet e fundit të Bundesligës dhe po bën luftë të madhe për të mbijetuar në elitë këtë stinor.
Rashica ka asistuar në golin e fitores së fundit të ekipit të ëerderit, që u shënua nga bashkëlojtari i tij, Leonardo Bittencourt.