Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDESHJE KONTROLLUESE

Kombëtarja e femrave në Bosnje dhe Hercegovinë për ndeshjen miqësore

Kombëtarja e femrave në Bosnje dhe Hercegovinë për ndeshjen miqësore


7 April, 2021 @19:29

Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave është nisur ditën e sotme drejt Bosnje-Hercegovinës, ku do të zhvillojë një ndeshje miqësore më 9 prill.

Zyra e Shtypit në FSHF bën me dije se ditën e martë delegacioni i Kombëtares i është nënshtruar testeve Covid-19 dhe kanë rezultuar të gjithë negativë.

Skuadra ka qenë nën urdhrat e trajnerit Armir Grima që prej 5 prillit, i cili ka pasur mundësinë të zhvillojë disa seanca stërvitore dhe të shohë gjendjen e lojtareve.

Listës së futbollisteve që do udhëtojnë drejt Bosnjes i është shtuar futbollistja e Apolonisë, Armela Tukaj dhe futbollistja e Vllaznisë, Matilda Gjergji.


 
Të gjitha lajmet nga