Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KSH i FFK-së

Komisioni Shëndetësor kërkon respektimin e masave mbrojtëse

Foto: FFK

Komisioni Shëndetësor kërkon respektimin e masave mbrojtëse


1 July, 2020 @12:29

Përmes një komunikate të lëshuar sot, Komisioni Shëndetësor i FFK-së ka bërë të ditur se masat mbrojtëse ndaj COVID-19 nuk po respektohen plotësisht gjatë ndeshjeve të Superligës.

Për këtë, ata kanë lëshuar komunikatën që bën të ditur se zyrtarët e ekipeve nuk po i respektojnë masat mbrojtëse, ndërsa stafi dhe lojtarët po.

KOMUNIKATA:

Udhëzuesi i masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, i përpiluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, për rifillimin e Ipko Superligës, nuk po respektohet plotësisht.

Masat mbrojtëse janë duke u monitoruar nga zyrtarët shëndetësor të Federatës së Futbollit të Kosovës në të gjitha ndeshjet.

Zyrtarët e të gjitha klubeve të Ipko Superligës (pa përjashtim), që po qëndrojnë në tribuna gjatë ndeshjeve nuk po i respektojnë masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Kurse lojtarët, stafi i trajnerëve dhe ekipet mjekësore kryesisht janë duke i respektuar masat mbrojtëse.

Zyrtarët shëndetësor të Federatës së Futbollit të Kosovës, kërkojnë nga të gjithë zyrtarët e klubeve të Ipko Superligës, që gjatë pranisë së tyre në tribuna të mbajnë maskë dhe ta mbajnë distancën me njëri – tjetrin.

Komisioni Shëndetësor i FFK-së


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga