Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA MBLEDHJA E KOMITETIT EKZEKUTIV

Komiteti Ekzekutiv ua shkurton pagat 50% punonjësve të FFK-së

Komiteti Ekzekutiv ua shkurton pagat 50% punonjësve të FFK-së


15 May, 2020 @1:23

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së në mbledhjen e vet të mbajtur dje ka vendosur që t’ua shkurtojë rrogat për 50% punonjësve të Federatës.

“Duke parë gjendjen e rëndë me të cilën po ballafaqohet Kosova, KE mori vendim që pagat e të punësuarve në FFK, të ulen deri në 50 për qind e të cilat mjete do të shfrytëzohen për pako ushqimore për njerëzit me nevojë,” ka shkruar njoftimi i FFK-së, duke bërë të ditur vendimin e nxjerrë nga mbledhja.

Këtë vendim të KE-së së FFK-së e ka vënë në pikëpyejte pa vonuar trajneri i Llapit Tahir Batatina, i cili është më i zëshmi ndër trajnerët e Superligës sa i përket Komitetit Ekzekutiv.

Ai ka lëshuar një deklaratë në llogarinë e tij personale të Facebookut, ndër tjera duke shkruar:

“Nuk e shoh të arsyeshme as uljen 50% të pagave të stafit të FFK-së pasi ata me nder dhe profesionalizëm po e kryejnë në këtë kohë punën e tyre. FFK-ja ka buxhet të mjaftueshëm dhe shtrohet pyetja se pse duhet të preken puntorët kur ata duhet të stimulohen për punën e tyre dhe jo të ndeshkohen në këtë kohë pasi buxheti i FFK-së nuk ka ndonjë rënie apo ndonjë humbje nga COVID-19.”

E sa i përket rifillimit të stinorit të Superligës dhe ligave tjera të futbollit, FFK ka thënë se është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet përkatëse prej të cilave pret shpejt vendimin përfundimtar lidhur me vazhdimin e garave.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga