FENER

NTV
Kompletohet mbrojtja
15 June, 2013 @16:30
Nënkampioni i Turqisë, Fenerbahçe, ka arritur marrëveshje me mbrojtësin çek të Bayer Leverkusenit, Michal Kadlec.
Kadlec ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me kanarinat e Stambollit, ndërsa Fenerbahçe do të paguajë 4.5 milionë euro për dëmshpërblimin e tij.
Ky është transferi i tretë i Fenerbahçes këtë verë, pas Alper Potuk dhe Bruno Alves. Kadlec është mbrojtës me përvojë dhe është në moshën 28 vjeçare.