CITY

REUTERS
Zyrtarizohet Pellegrini
14 June, 2013 @21:42
Kiliani pritej të vinte në Manchester City qe sa javë. Mirëpo asnjëra palë s’pranonte këtë përkundër shkrimeve nga të gjitha anët.
Largimi i Roberto Mancinit pas përfundimit të kampionatit të Anglisë, ka spekuluar vetëm emrin e Manuel Pellegrinit në vend të tij. Dhe kjo ndodhi sot. Orë më parë, 59 vjeçari u zyrtarizua si trajner i ri i ardhshëm i nënkampionit të Anglisë.
Zyrtarisht do t’ia nis detyrës më 24 qershor, ndërsa ka nënshkruar kontratë tre vjeçare. Ai ka arritur sukses të mahnitshëm me Malagën në La Liga, duke e dërguar ekipin prej krizës financiare në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Gjithçka te ekipi i Manchester Cityt është në rregull dhe unë jam i emocionuar që do të punojë me një skuadër të talentuar,” ka thënë Pellegrini në deklaratën e parë të tij si trajner i ekipit të dytë nga Manchester City.
Ende pa u zyrtarizuar Pellegrini, sot gjatë mesditës, Malaga kishte njoftuar për marrëveshje me trajnerin e tyre të ri, Bernd Schuster, që gjithsesi sinjalizonte se kiliani nuk do të jetë më në La Liga dhe drejtimi i vetëm i tij ishte ai që u përfolë gjatë këtyre javëve.