MALAGA

REUTERS
Schuster gjen punë
14 June, 2013 @13:40
Skuadra që ka shkëlqyer në vitin e saj debutues në Ligë të Kampionëve, Malaga, ka emëruar si trajner të ri të saj gjermanin, Bernd Schuster.
Schuster i cili më parë ka qenë trajner i Levantes, Getafes dhe Real Madridit ka qenë i papunë që prej vitit 2011 kur u largua nga Besiktasi i Stambollit.
Përkundër se nuk është konfirmuar ende zyrtarisht largimi i Manuel Pellegrinit nga Malaga, ai me shumë gjasa pritet të kalojë te nënkampioni i Anglisë, Manchester City - kështu që skuadra spanjolle nuk ka dashur të rrezikojë më shumë dhe ka sjellur gjermanin në krye të klubit para fillimi të muajit korrik, kur edhe fillojnë stërvitjet e para për stinor të ri.