KOSOVA U-20

Gati për vendin e tretë
14 June, 2013 @13:07
Skuadra përfaqësuese e Kosovës U-20, e cila po merr pjesë në Valais Youth Cup të Zvicrës, është duke i zhvilluar stërvitjet e rregullta sot dhe gjithçka është duke shkuar në rregull para ndeshjes për vendin e tretë në këtë turne.
Kosova U-20 ishte mposhtur pas ekzekutimit të penalltive në ndeshjen e parë, ndaj kampionit afrikan, Ganës, 5-4, pasi që loja në kohën e rregullt kishte përfunduar 2-2.
Përfaqësuesja e udhëhequr nga ish trajneri i Trepçës 89, Rafet Prekazi, ka vazhduar sot me stërvitjet e saj dhe pret që të tregojë një performancë të mirë dhe të sjellë fitoren e parë zyrtare për të rinjtë, në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë në këtë turne - të cilën e zhvillon ndaj Egjiptit.
NDESHJET E NESËRME:
15:30 e shtunë | Kosova U-20 - Egjipti U-20 | ||
18:00 e shtunë | Brazili U-20 - Gana U-20 |