Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA

Kontratë e re për Ardian Nuhiun te Drita

Kontratë e re për Ardian Nuhiun te Drita


14 May, 2022 @10:00

Përmes një postimi në Facebook, klubi i Dritës ka njoftuar për vazhdimin e kontratës me kryetrajnerin aktual, Ardian Nuhiun.

Nuhiu te Drita erdhi në shtator të vitit 2018, e që nga ajo kohë e kaloi një periudhë mjaft të suksesshme te kjo skuadër, duke e fituar titullin kampion si dhe duke treguar paraqitje tejet të mira në arenën ndërkombëtare.

Kontrata e re e Nuhiut me Dritën është 3-vjeçare, ndërkohë që ai mund ta mbyllë edhe këtë sezon me trofe, në rast se Drita triumfon ndaj Llapit në finalen e Kupës së Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga