KRYEQYTET
Koreanë te Prishtina
Teksti: prishtinafc.com
15 August, 2015 @18:01
Në skuadrën e Prishtinës kanë mbërritur dy futbollistë korean, ndërsa i treti do të vije me 21 gusht. Dy futbollistët e rinj të talentuar, kanë kaluar sot provën e parë para shtabit teknik, ndërsa nesër do të paraqiten në turneun e Flamurtarit nga ora 17.00.
Futbollistët, Park Daesung, i lindur më 24 qershor të vitit 1992 dhe Cho Byung Jun i lindur më 4 qershor të vitit 1993, paraqiten në rolin e sulmuesit dhe të mesfushorit. Ndërsa, futbollisti Kim Myungjae i lindur më 30 maj të vitit 1994, skuadrës do t’i bashkëngjitet me 21 gusht.
Të tre këta futbollistë me sukses kanë kaluar provat në Seria C të Italisë, por për shkaqe administrative dhe të numrit të kufizuar të huajve nuk kanë arritur marrëveshje, ndërsa me ndërmjetësim të menaxherëve nga Mali i Zi dhe pas pajtueshmërisë të kryetarit të FC Prishtina, Remzi Ejupi, janë pajtuar, dhe pas provës së sotme të dhënë në seancën e paradites, të qëndrojnë në klubin prishtinas.