PAS OPERIMIT
Korenica pranë rikthimit pas operimit
21 September, 2017 @12:30
Mesfushori ofanziv i Lirisë, Meriton Korenica, është afër rikthimit në fusha të gjelbëra pas lëndimit që e pësoi në xhiron e parë të Superligs, ndaj Vëllaznimit, ndeshje të cilën Liria e kishte humbur 1-0.
“Faza e rikuperimit ka ecur mirë, ka bërë stërvitje të veçanta dhe tashmë është në fazën përfundimtare për rikthim në fushë,” ka bërë të ditur Iris Selimi, trajner kondicional-fizik i Lirisë, për faqen zyrtare të skuadrës.
Korenica në anën tjetër mezi pret kthimin në skuadër për t’i ndihmuar shokëve në arritjen e rezultateve, ndërsa pas operimit që e kaloi, djaloshi tash është më mirë dhe gjatë tetorit pritet të jetë në ekip.
Liria nuk ka bërë të ditur datën e saktë të kthimit të tij në fushë.
Deri më tani, në 5 xhirot e shkuara Liria ka shënuar 2 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje. Në xhiron e gjashtë ekipi bardhezi nga Prizreni është mysafir i Besës në Pejë.