REALMADRID-REALBETIS
Kthehet CR7, Betis fiton pas gati 2 dekadave në Bernabeu
21 September, 2017 @8:28
Përkundër rasteve të shumta që kishte, Real Madrid nuk ka arritur të marë asnjë pikë në duelin e mbrëmshëm ndaj Real Betisit në Santiago Bernabeu, pasi që pësoi një gol të vonshëm për disfatën e parë sezonale, 0-1.
Antonio Sanabria ka qenë golashënuesi i Real Betisit, që shënoi me kokë në minutën e katërt shtesë të takimit, për t’ia dhënë fitoren e parë që nga viti 1999 ekipit të gjelbër nga Sevilla në Bernabeu.
Cristiano Ronaldo u kthye mbrëmë në ekip, pas suspendimit prej 4 ndeshjeve dhe portugezi përkundër se provoi nga çdo kënd për të shënuar, ka qenë ish-portieri i madrilenëve, Adan, që ka ndalur çdo top, për të mos hyrë në rrjetën e tij mbrëmë.
Real Madrid mbetet 7 pikë larg nga Barcelona vetëm pas 5 xhirove të zhvilluara në stinorin e ri, ndërsa Real Betis me këtë fitore ka tubuar 9 pikë aktualisht.
Riza Durmisi ka qenë për 90 minuta në fushë te Betisi mbrëmë, në fitoren historike të skuadrës së drejtuar nga trajneri Quique Setien.
Real Madrid 0-1 Real Betis But Antonio Sanabria… by esprit-foot