Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA DUELIT

Kosova-Armenia, miqësorja testuese për të rinjtë

Fotot: FFK

Kosova-Armenia, miqësorja testuese për të rinjtë


16 November, 2022 @11:07

Me fillim prej orës 18:00 në Fadil Vokrri, Kosova ndeshet me Armeninë, në miqësoren e parë të nëntorit, ndërsa përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse ka thënë se kjo miqësore do të shërbejë për të testuar të rinjtë dhe ndoshta edhe të ardhmen e ekipit të parë të Kosovës.

Në fakt, Kosova do të luajë dy miqësore në nëntor ku pas Armenisë më datën 19 në Fadil Vokrri zbarkojnë Ishujt Faroe. Edhe pse lista e lojtarëve të ftuar të Kosovës kishte disa kritika, për më tepër ajo u ndërrua nga vetë FFK-ja brenda ditës dy herë, duket që Giresse është i vendosur për testim, ndërsa të njëjtën kanë paralajmëruar edhe armenët.

Jetmir Topalli

“Në këto dy miqësore është me rëndësi t’i shohim lojtarët e rinj. Ata duhet t’i tregojnë vlerat e tyre për të qenë edhe në të ardhmen pjesë e Kosovës”, ka thënë Giresse, duke theksuar se rezultati është në plan të dytë për këto lojë!

Kosova me Armeninë nuk janë takuar asnjëherë më parë dhe kjo do të jetë ndeshja e parë mes tyre. Armenia gjithashtu është më lart e renditur në tabelën e FIFA-s për kombëtare të futbollit. Armenia është e 93-ta në renditjen e FIFA-s, derisa Kosova është e 107-ta.

Shiko edhe: LISTA E LOJTARËVE TË FTUAR

Aktualisht armenët kanë përzgjedhës ish-portierin e dikurshëm të tyre, Roman Berezovsky, si selektor të përkohshëm. Së fundi ata kanë qenë pjesë e Ligës B të Kombeve, ku kryen sezonin 2022/23 në pozitë të fundit dhe do të bien në të njëjtin rang me Kosovën, në Ligën C!

Giresse siç dihet tashmë ka ftuar në ekip një numër të madh lojtarësh jo-titullarë, ndërsa ka shtuar edhe lojtarë nga Superliga e Kosovës dhe Superliga e Turqisë, të cilët pritet të shihet se si do të shfrytëzojnë rastin e tyre për të ardhmen.

Alain Giresse

Sa i përket bastoreve, Kosova është favorite për këtë ndeshje edhe pse me ekip jo të zakonshëm. Për fitoren e Kosovës ipet kuota 1.95 nga bet 365, ndërsa për fitoren e armenëve 3.60. Barazimi kuotohet me 3.20.

Gjithashtu, loja parashikohet të jetë “pa gola” pasi që për rezultat me 3 e më shumë gola në ndeshje është 2.15 në krahasim me golat e kufizuar prej zero deri në dy gola në ndeshje, për të cilën kuota është 1.65.

Në anën tjetër pos Dardanëve në tribuna pritet të shihet interesimi i vërtetë i tfiozëve të Kosovës me praninë e atyre në ndeshje. Me sa mund të shihet nga biletat ende të pashitura për ndeshje, stadiumi pritet të jetë me jo me më shumë se 2-3 miijë spektatorë aty.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova