DARDANËT

Kosova del në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Suedinë
27 March, 2021 @19:31
Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para ndeshjes kualifikuese me Suedinë.
Dardanët stërvitjen e kanë filluar nga ora 19:00, apo pas seancës stërvitore të Suedisë që kishte filluar nga ora 17:30, po ashtu në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku edhe do të zhvillohet ndeshja.
Ndeshja kundër Suedisë që luhet nesër (e diel) nga ora 20:45, është e para për përfaqësuesen e Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.