ARSIM PREPOLLI
Kosova do të jetë Brazil i Ballkanit
3 May, 2016 @20:07
Arsim Prepolli, ish futbollist i Prishtinës, Zeljeznicarit, etj. në një bisedë me Al Jazeera Balkans u ka bërë të ditur mediave se Kosova do të jetë Brazil i Ballkanit për futboll.
Duke treguar se pranimi i Kosovës do t’u mundësojë fëmijëve të ëndërrojnë për ndeshje të mëdha dhe izolimin shumëvjeçar të padrejtë, ndër të tjerë ai ka thënë:
“Të gjithë e dimë se reprezentacionet e ish Jugosllavisë luajnë futboll të mirë, mirëpo duhet të ndërrojmë mentalitetin e Ballkanit. Kosova do të jetë reprezentacion i fortë dhe do t’i tregojmë të gjithëve se dimë të luajmë futboll,” ka thënë Prepolli.
Ndërsa ka shtuar…
“Kemi mbi 50 lojtarë që luajnë në reprezentacione tjera si Shaqiri, Cana, Xhaka, Januzaj, Behrami etj. Nëse ata do të luanin për Kosovën do të ishim Brazil i Ballkanit. Sidoqoftë, para nesh janë puna e madhe e pandërprerë, sepse duhet t’i tregojmë të gjithëve që nuk na kanë besuar sot gjatë pranimit në UEFA, e nesër në FIFA. Mbajeni në mend, Kosova di të organizojë dhe të luaj futboll,” ka thënë Prepolli, që punon sot edhe si analist futbolli në RTV 21.