PRANIMI I KOSOVËS NË UEFA
Serbia do të ankohet në CAS për Kosovën
3 May, 2016 @18:44
Menjëherë pas zyrtarizimit për pranim me të drejta të plota të Kosovës në UEFA, ka reaguar Federata e Futbollit e Serbisë.
Kjo federatë ka bërë të ditur se do ta hedh UEFA-në në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) për shkak të, sipas tyre, pranimit jo të ligjshëm të Kosovës.
Krerët e federatës serbe dhe Ministri i Sportit në Serbi, Vanja Udovicic (ish vaterpolist i njohur i Serbisë), kanë bërë të ditur se shumë shpejt do të deponojnë ankesën në CAS.