Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA

Kosova e pafat, edhe një mungesë për ndeshjet e shtatorit

Kosova e pafat, edhe një mungesë për ndeshjet e shtatorit


22 August, 2019 @14:11

Kosova e pafat!

Përveç mungesave tejet të rëndësishme si Milot Rashica, Arbër Zeneli e Hekuran Kryeziu, Kosova ndeshjet e shtatorit do të jetë e detyruar t’i luajë edhe pa Herolind Shalën.

Kjo u bë e ditur përmes një postimit të klubit të Valerangas në Instagram, ku bashkë me foton e Herolindit, shkruhet që mesfushori i Kosovës e ka thyer dorën, me ç‘rast nuk do të jetë për ndeshjet e shtatorit.

Se sa do të mungojë Herolindi nuk është bërë e ditur ende, mirëpo mungesa e tij në ndeshjet e shtatorit është definitive.


 
Të gjitha lajmet nga