Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA U19

Kosova mëson rivalët për kualifikueset 2022/23

Kosova mëson rivalët për kualifikueset 2022/23


8 December, 2021 @11:27

Ekipi kombëtar i Kosovës ka mësuar rivalët që do të duhet t’i mposht në rrugëtimin kualifikues të vendit për në Kampionatin Evropian U-19.

Kosova U-19 është shortuar sot në Grupin 3 kualifikues, ndërsa si ekipi me rangim më të ulët në grup ka bërë pjesë në vazon e katërt, ndërsa ka mësuar kundërshtarët radhazi.

Shorti ka dashur që Kosova të luajë ndaj dy vendeve që s’e njohin shtetin tonë, mes së cilash Ukraina dhe Qiproja, ndërsa rivali tjetër i grupit është Suedia.

Në bazë të rregullores dy skuadrat e renditura në vendin e parë të çdo grupi do të avancojnë në “Elite Round” së bashku me skuadrën e tretë më të mirë të këtyre kualifikimeve.

Shorti përcaktoi 13 grupe me nga 4 skuadra, ndërsa faza finale e turneut do të zhvillohet në Maltë. Në Grupin 7 është shortuar Shqipëria U19, që për kundërshtarë do të ketë fuqitë botërore si Spanja, Belgjika e Rusia.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova