ARMAND DUKA
Kosova nuk është pjesë e Serbisë
3 May, 2016 @12:41
Gjatë debatit për çështjen e pranimit të Kosovës në UEFA, ka folur edhe kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
“Kosova nuk është pjesë e Serbisë. Ajo duhet të pranohet në UEFA,” tha Duka.
Ai ndër tjerash, u drejtua edhe federatës zvicerane, duke i thënë se edhe Shqipëria ka lojtarë kosovarë në përbërje dhe mund t’i humb ata, mirëpo kjo nuk duhet të ketë rëndësi për pranimin e Kosovës.