VOTIMI
Tash votohet për pranimin e Kosovës
3 May, 2016 @12:13
Nikoqiri ka bërë të ditur se tash nis votimi për pranimin e Kosovës në UEFA, ndërsa do të procedohet me prezentimin e Fadil Vokrrit.
“Krejt federata janë pranuar përveç futbollit. 60 përqind e popullit tonë është më e re se 16 vjet. U nënshkrua marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë ku anëtarësimi i Kosovës nuk pengon. Ju lus që të votoni për anëtarësimin tonë për shkak të rinisë sonë”, ka thënë Vokrri.
Pas Vokrrit, fjalën e merr kreu i Federatës Serbe, Tomislav Karidzic.