MIQËSORE
Kosova U19 niset për Antalja
Teksti: FFK
22 January, 2018 @22:31
Në kuadër të përgatitjeve të ekipit U-19 të Kosovës, e cila është kualifikuar për rrethin elitë të Kampionatit evropian, FFK-ja ka organizuar një fazë përgatitore që do të zhvillohet në Antalia të Turqisë.
Për këtë qëllim Kosova U-19 ka udhëtuar sot drejt Antaljas, ku do të qëndrojë deri më 29 janar dhe gjatë kësaj periudhe do të zhvillojë tri ndeshje kontrolluese me Azerbajxhanin dhe Kazakistanin.
Para nisjes për Turqi përzgjedhësi Ramiz Krasniqi u shpreh:
”Këtë fazë përgatitore do ta shfrytëzojmë maksimalisht për të përmirësuar ato gabime që i kishim gjatë ndeshjes parakualifikuese në Austri si dhe të rrisim edhe më shumë pikat pozitive dhe ndërlidhjet mes reparteve dhe në rrethin elitë të jeni rival të denjë”.
Të kujtojmë se Kosova U-19 do të zhvillojë edhe dy ndeshje me Bullgarinë prej 19 deri më 22 shkurt, ndërkaq që ndeshjet në rrethin elit do të zhvillohen në Portugali prej 21 deri më 27 mars dhe veç Portugalisë, Kosova do të përballet edhe me Republikën e Irlandës dhe Sllovakinë.
KOSOVA U19:
Futbollistët: |
Rilind Nimani, Abit Salihu, Lirik Haziri, Edison Kqiku, Leutrim Kryeziu, Flamur Gashi, Lumbardh Dellova, Lot Celina, Liridon Balaj, Altrim Pajaziti, Dardan Dakaj, Egson Gashi, Ismajl Beka, Kadri Topalli, Drin Govori, Labinot Kozmaqi, Leonit Vitija, Bleon Shaqiri, Genc Kolgeci, Ardrit Miftari e Ramiz Bytyqi. | ||
Stafi: | Anëtarët e KE: Ilaz Mjaku, Xhelal Broja; Drejtori për marrëdhënie me jashtë: Artan Govori; Drejtori teknik: Michael Nees; Menaxheri: Rinor Havolli; Shtabi teknik: Ramiz Krasniqi, përzgjedhës, Nazmi Rama, trajner Xhelaledin Karabeg; Mjeku: Mehmet Maxhuni; Fizioterapeuti: Isuf Maraj; Menaxheri i pajisjeve: Sahit Salihi. |