SIVASSPOR
Robinho zyrtarizohet nga ekipi turk
22 January, 2018 @12:14
Sulmuesi brazilian, Robinho, që aktulalisht është në moshën 33 vjeçare dhe pas tre ditëve do t’i bëj 34, është zyrtrizuar si lojtar i ri i ekipit turk, Sivasspor.
Pas një karriere të kaluar me plotë pritje për shpërthim të madh, që nuk ndodhi, Robinho së fundi ka qenë pjesë e Atletico Mineiros, ku në 60 ndeshjet e zhvilluara shënoi 19 herë.
Ai kishte ardhë me shumë bujë në Real Madrid, prej ku kaloi te Manchester City e për të përfunduar në Milan, para se në vitin 2015 të marë rrugë drejt Kinës te Guangzhou Evergrande.