LYON-PARIS

Foto: lequipe
Pa Neymarin, Parisi bie në Lyon
21 January, 2018 @23:11
Tashmë dallimi në krye është vetëm 8 pikë. Holandezi Memphis Depay në minutat shtesë i sjellë fitoren e madhe Lyonit ndaj rivalit miliarder Paris St Germain, 2-1.
Nabil Fekir hapi serinë e golave, me gjuajtjen e lirë të shënuar, derisa Layvin Kurzawa barazoi.
Kjo ka qenë humbja e dytë e Parisit këtë stinor në Ligue 1, ndërsa fitorja Lyonin e çon në ëndërr të madhe për t’i dhënë shpresë për rrëzimin e parisienëve nga froni.
PSG ndeshjen e përfundoi me 10 lojtarë, pasi që Dani Alves u skuq në minutën e 56 të ndeshjes.
Neymar nuk qe në ekipin e kryeqyteti sot, ndërsa Kylian Mbappe u zëvendësua detyrimisht në minutën e 36-të, për t’u futur Julian Draxler.
Në tre minutat e fundit, në ndeshje u fut edhe Javier Pastore, por kot. Parisi në fund u ndëshkua nga zëvendësuesi Depay, që ishte futur në lojë në minutën e 70 të ndeshjes.