MILOT RASHICA
Rashica në 11-shen e xhiros
22 January, 2018 @15:50
Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, po vazhdon me performanca të mira në elitën e futbollit holandez.
Ai së fundi është përzgjedhur në 11-shen e javës së XIX të Eredivisies, pas performancës së treguar në duel ndaj Heerenveenit, ku ekipi i tij Vitesse barazoi 1-1.
Përndryshe, ai është lojtari i vetëm i Vitesses në 11-shen e javës ku dominuan gjigandët holandezë: Ajaxi me katër futbollistë dhe PSV Eindhoven me tre.