SPECIALE
Kosova U21 fiton 3 pikë nga ndeshja me Norvegjinë?!
14 June, 2017 @12:48
Skuadra e Kosovës U21 pritet të fitojë tre pikët e para në kualifikime, përkundër humbjes nga Norvegjia 5-0.
Njoftimin e kanë bërë të ditur mediat norvegjeze sot, duke treguar që futbollisti Kristoffer Ajer nuk ka pasur të drejtë loje pasi që ka qenë i suspenduar me 1 ndeshje moslojë.
Zyrtarë të Federatës së Futbollit të Norvegjisë, e kanë pranuar gabimin.
“Me të vërtetë ndjehemi keq dhe ju kërkojmë falje të gjithëve për këtë. Gabime të tilla administrative nuk duhet të ndodhin. Na vjen keq edhe prej lojtarëve që kanë pasur paraqitje të mrekullueshme në ndeshje,” për TV2 ka thënë Alf Hansen, drejtor i departametit sportiv në NFF.
Ajer, derisa ishte pjesë e Norvegjisë U19 kishte marrë dy kartonë të verdhë në ndeshje ndaj Spanjës më 27 mars. Rregulla thotë që lojtari duhet të vuaj dënimin në ndeshjen e parë të radhës në nivel të njejtë, ose mbi (në këtë rast U21).