Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUALIFIKIMET U21

Kosova U21 mbyll grupin me barazim, tabela përfundimtare

Kosova U21 mbyll grupin me barazim, tabela përfundimtare


Teksti: FFK

13 June, 2022 @22:42

Kombëtarja U21 e Kosovës e ka mbyllur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian 2023. Në ndeshjen e fundit që u zhvillua, të hënën në mbrëmje, në Elbasan, Dardanët e rinj luajtën baras me Shqipërinë, 1:1. Kosova pati paraqitje të mirë dhe kaloi në epërsi në minutën e 32-të, kur Erolind Krasniqi realizoi me një gjuajtje nga brendësia e zonës. Vetëm pak minuta më pas atij ia mohoi një supergol tjetër traversa me gjuajtje nga rreth 50 metra.

Një mundësi të mirë për ta dyfishuar epërsinë e pati edhe Baton Zabërgja në fund të pjesës së parë. Pjesa e dytë kaloi në shenjë të trysnisë së futbollistëve të Shqipërisë për ta barazuar rezultatin, por shifrat mbetën të pandryshuara deri në minutën e 95-të. Shqipëria pati mundësi ta vendosë baraspeshën në minutën e 86-të, por gjuajtjen e Marsel Ismailgecit nga penalltia e priti David Nreca Bisinger. Mirëpo, në sekondat e fundit një pakujdesi në mbrojtjen e Dardanëve e shfrytëzuan vendasit, të cilët arritën të shënojnë me golin e Flamur Ruçit nga afërsia. Kosova i mbylli këto kualifikime në pozitën e katërt të Grupit G, me 12 pikë, derisa Shqipëria në pozitën e pestë, teksa fituese e grupit doli Anglia.


 
Të gjitha lajmet nga Shqipëria