Të gjitha lajmet

KOSOVA U21

Kosova U21 me mungesa kundër Andorrës

Foto / FFK

Kosova U21 me mungesa kundër Andorrës

Teksti: FFK

12 October, 2020 @21:14

Kombëtarja U21 e ka mbajtur seancën e fundit stërvitore për ndeshjen e nesërme kundër Andorrës në kuadër të Grupit 3 për kualifikimet e Kampionatit evropian të grupmoshës nën 21-vjeç.

Dardanët e rinj në këtë ndeshje vijnë pas humbjes nga Austria, në të cilën patën paraqitje shumë të mirë, por që u ndëshkuan me një gol të minutave të fundit.

Situata me pandeminë ka ndikuar edhe në kampin e Kombëtares U21, ngase katër futbollistë dhe një anëtar i stafit kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid-19, me ç’rast janë izoluar nga pjesa tjetër e ekipit dhe i janë shtruar sërish ritestimit. Në stërvitjen e fundit ka mbizotëruar atmosferë e mirë dhe entuziazëm për rikthim te fitorja, gjë e cila i duhet tani për momentin kësaj gjenerate për ngritje të moralit dhe arritje të sukseseve të reja. Ndeshja Kosovë – Andorë zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 19:00.

KOSOVA U21

5 raste pozitive te Kosova U21

12 October, 2020 @16:29

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, FFK ka bërë të ditur që 5 anëtarë të Kosovës U21 kanë rezultuar pozitiv…

PAS KOSOVA - SLLOVENIA

Rrokadat që munguan

11 October, 2020 @23:35

Vazhdojmë me të vjetrën – marrim gola të lehtë, kurrsesi të gjejmë golin. Në rregull, është e pamundur të…

KOSOVA - SLLOVENIA

Kosova vs. Sllovenia, notat e ndeshjes

11 October, 2020 @23:30

Pas ndeshjes Kosovë vs. Slloveni, e cila u mbyll 0-1, TopSporti.com ka vendosur nota për lojtarët e Kosovës varësisht sipas…

KOSOVA - SLLOVENIA

Fitore e sllovenëve në Prishtinë, ecuria negative vazhdon

Foto: FFK

11 October, 2020 @22:37

Pas humbjes me Maqedoninë e Veriut pak ditë më parë në kuadër të Play Off-it të Ligës së Kombeve, Kosova…

11-SHET

Formacionet zyrtare: KOSOVA - Sllovenia

11 October, 2020 @19:25

Janë caktuar formacionet zyrtare të Kosovës dhe Sllovenisë, në kuadër të Ligës së Kombeve. KOSOVA (4-2-3-1): Muric; Hadërgjonaj, Dresevic, Aliti,…

Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja