KOSOVA U21
Kosova U21 ndaj kundërshtarit direkt në Mitrovicë
7 September, 2018 @11:22
Vëmendje më të madhe po merr ndeshja e Kosovës A ndaj Azerbajxhanit në Baku, mirëpo ndeshje tejet të rëndësishme sonte zhvillon edhe përfaqësuesja e Kosovës U21.
Në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, Kosova U21 sonte përballet me Irlandën, kundërshtarin direkt për vendin e dytë në Grupin 5 të kualifikimeve drejt EURO U21.
Kosova U21 momentalisht ndodhet në vendin e tretë në grup me 11 pikë të tubuara, derisa Irlanda ka 2 pikë më tepër në vendin e dytë, mirëpo kjo e fundit ka 2 ndeshje më pak të zhvilluara, gjë që ia vështirëson dukshëm Kosovës gjasat për arritjen e vendit të dytë.
Gjithsesi, në ndeshjen e parë të luajtur në Irlandë, Kosova pati zhvilluar paraqitje mjaft të mirë përkundër humbjes 1-0, ndërsa sonte në “Adem Jashari” luhet vetëm për fitore, edhe pse favorit para takimit llogariten irlandezët.
Takimi i sontëm luhet me fillim nga ora 19:00.
GRUPI 5
1 | GJERMANIA U21 | 7 NDESHJE | 16 PIKË | |
2 | IRLANDA U21 | 6 NDESHJE | 13 PIKË | |
3 | KOSOVA U21 | 8 NDESHJE | 11 PIKË | |
4 | NORVEGJIA U21 | 7 NDESHJE | 11 PIKË | |
5 | IZRAELI U21 | 8 NDESHJE | 8 PIKË | |
6 | AZERBAJXHANI U21 | 8 NDESHJE | 2 PIKË |