Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVARE ASLLANI

Kosovare Asllani: E ardhmja në Madrid, e paqartë

Kosovare Asllani: E ardhmja në Madrid, e paqartë


14 April, 2021 @13:43

Kosovare Asllani, futbollistja me origjinë nga Kosova, që e përfaqëson Suedinë dhe luan për Real Madridin, së fundi ka dhënë një intervistë për Aftonbladet.

Gjatë intervistës, ajo tregoi që e ardhmja e saj në Real Madrid është ende e paqartë.

Intervista e plotë:

- A ka qenë çdo gjë që e keni paramenduar, të jeni pjesë e Real Madridit?
“Mendoj qe kemi të gjitha predispozitat të jemi ekip i madh në Evropë. E gjithë rruga ka qenë inspiruese për mua, pasi që ardhja në Real Madrid ishte ëndërr e fëmijërisë. Në Spanjë, menjeherë e vëren që futbolli është çdo gjë.

Poashtu, edhe futbolli i vajzave është duke u rritur. Sa i përket fansave, Spanja është e pakrahasueshme me cilindo vend tjetër. Në çdo klub, pa marrë parasysh se a është klub i vajzave apo i djemve, ka interesim të madh. Një aspekt pozitiv ka qenë që ne kemi pasur vëmendje që nga fillimi dhe kjo na ka ndihmuar.”

- Si jeni përballur me pritshmëritë e larta, duke e përfaqësuar një klub si Real Madrid?
“Të qenit pjesë e Real Madrid, duhet ta kesh në ADN fitoren. Këtë e kerkojmë ne të gjitha lojtaret që luajmë për klubin. Fitorja është çdo gjë. Është viti i parë si Real Madrid (pasi klubi më parë quhej ndryshe: CD Tacon) dhe menjëherë jemi në majë. Kjo tregon çdo gjë.

Fokusi yne është i qartë: ta vendosim klubin në krye të Champions League. Kjo është e tëra.”

Më tej, Asllani foli edhe për të ardhmen e saj te skuadra madrilene.

“Kontrata është duke e arritur fundin dhe e ardhmja ime ende mbetet e paqartë. Ka kërkesa edhe nga klube tjera të Evropës, prandaj nuk kam vendosur ende. Normalisht, qëllimi im është që të jem në skuadra që luajnë në Champions League.”

31-vjeçarja luan si sulmuese dhe në sezonin e fundit te Reali ka shënuar plot 13 gola në 21 paraqitje.


 
Të gjitha lajmet nga International