Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA ARRIN FITOREN E PARË PRANVERORE

Koxy i jep debutim të mbarë Devollit te Drenica, i nxjerr nga fundi

Koxy i jep debutim të mbarë Devollit te Drenica, i nxjerr nga fundi


4 March, 2023 @15:53

Sulmuesi nga Kongoja, Koxy Bintsouka, ka shënuar golin e vetëm dhe vendimtar të ndeshjes, derisa Drenica ka fituar duelin e parë në pjesën pranverore të stinorit për të marrë tre pikët e para, duke e mposhtur deri tash të pamposhturin, Ferizajin. Koxy shënoi golin e shtatë sezonal sot.

Koxy ka shënuar në minutën e 55 të ndeshjes për fitore, ndërsa Drenica mposhti Ferizajin 1-0 [Koxy Bintsouka 55]. Kjo ka qenë disfata e parë e Ferizajit në pjesën pranverore të stinorit pas dy fitoreve e dy barazime, derisa skuadra i kthehet fundit të renditjes tabelare, nga e cila pozitë zhvendoset Drenica. Fitorja ka ardhur në debutim për trajnerin e rikthyer Bledar Devolli, që ka debutuar te Drenica sot, duke e zëvendësuar të larguarin Bekim Shotani.

TABELA AKTUALE

Në total, kjo ka qenë fitorja e gjashtë sezonale Drenicës, ndërsa ekipi ka 23 pikë nga 23 ndeshje, duke qëndruar në rrezik për rënie, në pozitë të tetë momentalisht. Ferizaji pas daljes së vështirë nga fundi i renditjes, rikthehet në pozitë të fundit sot, duke mbetur në 21 pikë prej 23 ndeshjesh.

Xhiron që vjen, Drenica do të mundohet të “gjuajë” Trepcën’89 në shtëpi, derisa Ferizaji ka punë me Llapin.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga