Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEOTRIM KRASNIQI

Krasniqi: Ekipi ishte gjallë deri në sekondën e fundit

Krasniqi: Ekipi ishte gjallë deri në sekondën e fundit


16 April, 2021 @17:44

Trajneri i Besës, Leotrim Krasniqi, i doli në përkrahje skuadrës së tij pavarësisht humbjes përballë Drenicës.

Besa sot u mposht nga Drenica me rezultat 1-2 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin në Brestovik, megjithëse në fillim e kishte epërsinë në rezultat.

RAPORTI I NDESHJES

Trajneri Krasniqi, në deklaratën e tij pas ndeshjes tha se ekipi i tij luftoi dhe tregoi angazhim në fushë.

“Ekipi ishte gjallë deri në sekondën e fundit dhe kemi qenë në lojë non stop. Nga loja në lojë jam më i kënaqur. Sot e patëm një ndeshje të mirë. E kishim topin më shumë dhe krijuam raste duke pasur edhe presing të lartë. Normalisht kundërshtari na dënoi me një gol në pjesë të dytë prej faullit që ishte top i devijuar, por neve na mbetet të vazhdojmë të punojmë”, tha ai për Art Sport.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga