STAR OF THE GAMEWEEK XXIV
Kreshnik Uka (KF Drenica), Ylli i javës (24)
11 March, 2022 @17:10
Sulmuesi i Drenicës, Kreshnik Uka, që është në formë të jashtëzakonshme këtë stinor, ka marrë për herë të tretë cmimin e Yllit të javës që ipet nga Federata dhe sponsori i Superligës.
Uka bëhet lojtari i parë që e merr për të tretën herë këtë çmim, ndërsa ka qenë protagonist kryesor në xhiron e XXIV sipas Federatës në barazimin e ekipit të tij ndaj Llapit në Zahir Pajaziti, 3-3.
Kreshniku, që në sezonin 2019/20 ka qenë pjesë e Prishtinës, ka shënuar këtë stinor 15 gola në Superligë, prej të cilave 5 nga pika e bardhë.
Përgjithësisht, me këtë çmim të Ukës 27-vjeçar që ka startuar në 75% të ndeshjeve të kuqezinjëve të Skenderajit, Drenica arrin Ballkanin si ekip me 5 çmime të fituara nga lojtarët e tyre këtë sezon deri tash.