Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZHVILLIME

Kreu i FFK-së ndalohet për 48-orë!

Kreu i FFK-së ndalohet për 48-orë!


22 March, 2023 @15:13

Agim Ademi vazhdon të ketë telashe me ligjin, ndërsa së fundi mediat e ndryshme kanë bërë të ditur se ai është ndaluar për 48-orë, sipas Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Njoftimi i Prokurorisë shkruan se kreu i FFK-së dyshohet për veprat penale “keqpërdorim i besimit” dhe “shmangie nga tatimi”. FFK-ja në anën tjetër nuk ka bërë të ditur ende asgjë për rastin. Kujtojmë, gjatë javës që e lamë pas Ademi u lirua nga akuzat për një rast që kishte ndodhur vite më parë dhe nuk kishte të bëj me futbollin ose shtëpinë e futbollit, të cilin e drejton ai.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga